Gasperini: Ishte një mbrëmje fantastike, Ronaldon e shava në italisht

“Ishte një mbrëmje fantastike, por është për të ardhur keq për aftësitë që Ronaldo ka dhe golin e tij në fundin e ndeshjes. Ne jemi 80% të lumtur dhe 20% jo”. Kështu e nisi komentimin e tij mbi ndeshjen kundër United, trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini.

RONALDO- “Ai është një lojtar i çmendur, nuk e shoh kurrë të dalë nga forma e tij. Arrijnë ta godasë portën 9 nga 10 raste. Në fundin e lojës, e shafa në italisht”, tha ndër të tjera tekniku italian.

NDESHJA- Jam mërzitur shumë që pësuam gol në minutat shtesë, më vjen keq sepse do të na kishte ndihmuar në garën për kualifikim. Megjithatë, ende asnjë gjë nuk ka përfunduar, ne kemi edhe disa mundësi. Manchester United dhe Villarreal do të ndeshen bashkë, dy ndeshjet e radhës do të jenë shumë të vështira”. /oversport.tv