Gasperini kapet me arbitrat: Boll bënë si viktima, të mbajnë përgjegjësi

Trajneri i Atalantës, Gianpiero Gasperini është ndalur përpara mikrofonave për të komentuar barazimin kundër Udineses. Ai nuk i kurseu kritikat për arbitrin që e ndëshkoi me karton të kuq, si dhe kërkoi nga lojtarët e tij të jenë më konkretë përpara portës.

KARTONI I KUQ- “Nuk e di pse u ndëshkova, unë nuk thashë asgjë. Ka një problem shumë të madh me arbitrimin, vetë gjyqtarët paraqesin një problem. Duhet të ndalojë së viktimizuar, duhet të jenë profesionistë dhe të mbajnë përgjegjësi. Ata nuk vijnë t’i shpjegojnë vendimet e tyre në fund të takimit sepse e dinë që do të dilnin problemet në skenë”.

MUNGESAT NË MBROTJE- “Është një moment emergjence, por ne do ta kapërcejmë. Sot bëmë mirë, Udinese nuk krijoi shumë mundësi”.

NAIVITETI NË SULM- “Kemi pasur disa raste pas golit. Pas shënimit luajmë shumë mirë dhe lëvizim shumë në sulm, por kushdo që merr përsipër të sulmojë duhet të ketë shumë energji dhe të jenë më konkretë”.

ZËVENDËSIMI I ILICIC- “Ne kemi luajtur shumë ndeshje në pak ditë dhe kam pasur lojtarë të shkëlqyer në pankinë për të kompensuar mungesën e Iliçic. Përveç kësaj ata kanë luajtur edhe me kombëtaren. Luajmë shumë, është absurde”. /oversport.tv