Gasperini: Me Ilicic në këtë gjendje jemi më të fortë

Pas fitores 4-1 ndaj Empolit, ka folur trajneri i Atalantës, Gianpiero Gasperini. Italiani u shpreh I lumtur për fitoren, dyshen e sulmit Muriel-Zapata ,si dhe për formën e mirë të Josip Ilicic.

“Kjo është gjithmonë një fushë e vështirë për ne. Empoli është një ekip aktiv që mund të krijojë mundësi.    Mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë. E kemi komplikuar në disa momente takimin, por kemi krijuar shumë dhe kemi marrë tre pikë shumë të rëndësishme.”

Zapata-Muriel-“Ne gjithashtu duhet të mendojmë për Ligën e Kampionëve, Zapata ishte kthyer një ditë më parë. E lamë në gjendje të shkëlqyer dhe e gjetëm pak më dobët. Ishte e rëndësishme për të të shënonte. Muriel bëri mirë, sapo ishte kthyer nga një kohë e gjatë jashtë fushave”.

Ilicic-“Me të në këto kushte ne jemi më të forte. Në ekipin kombëtar ai kishte bërë shumë mirë. Unë pashë në stërvitje se ai kishte një këmbë të mirë, vendosa vetëm mbrëmë ta fus në fushë: Po mendoja të fusja Malinovskyin nga fillimi dhe më pas Josipin si zakonisht”. /oversport.tv