Gasperini: Milan është rritur shumë, kemi besim se do të fitojmë

Trajneri i Atalantës ka dhënë konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes me Milan, sfidë e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport.

I pyetur se çfarë do të ndodhi në Milano ai shprehet: “Unë pres një kundërshtar shumë të fortë. Milani është rritur shumë, ata po korrin rezultate që vijnë si pasojë e performancës. Kanë një vendosmëri të madhe për të fituar këtë sfidë. Pioli me siguri ka bërë një punë të madhe nëse mendojmë se rreth një vit e gjysmë më parë ishte një ekip jo i këtij niveli. Ata kanë shumë alternativa dhe kjo i lejon atij të ketë mundësi zgjedhjeje për mungesën e Ibrës”.

Më pas Gasperini u ndal edhe tek lojtarët që kanë patur probleme fizike: “Si zëvendësues të Gosens ne kemi Maehle dhe Pezzella. Pas dy angazhimeve shumë të vështira dhe impenjative si me Interin ashtu edhe me Young Boys dolëm mirë. Nuk po them se ka entuziazëm por ka besueshmëri . Do të jetë një sfidë e rëndësishme. Për të dyja skuadrat.

Ndërkohë, Toloi, Palomino dhe Demiral janë mirë, ne do t’i vlerësojmë sot dhe më pas do të bëjmë zgjedhjet. Muriel tashmë ka luajtur, fizikisht është i shëruar”.

Ai më pas u pyet edhe për emra të përveëëm si Ilicic: “Mund të jetë e diela e tij si e të gjithëve. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë në dispozicion për të dhënë më të mirën e tyre. 15-16 lojtarë luajnë duke pasur parasysh edhe zëvendësimet. Të gjithë mund të jenë vendimtar. Pastaj Ilicic mund të luajë nga fillimi edhe pse unë nuk e kam bërë zgjedhjen akoma “. / oversport.tv