Gasperini: Milani luan për titull, nuk është një përballje direkte

“Nuk mund ta konsiderojmë një takim direkt. Është një përballje e nivelit të lartë, por objektivat e Atalantës nuk varen nga ndeshja e nesërme”, ka thënë trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Milanit, kampionëve në fuqi të Italisë.

“Ne me siguri do të bëjmë gjithçka për të bërë ndeshjen tonë më të mirë, por nuk është një ndeshje direkte, sepse Milani luan për titullin.

Kuqezinjtë janë një model që duhet ndjekur, sepse ditën që të marrin të rinj me vlera. Është diçka e bukur që kjo sfidë vjen kaq shpejt, mund të jetë një mundësi për të gjithë”, ka thënë tekniku i Atalantës. / Oversport.tv