Gasperini mund të buzëqeshë, Berat Gjimshiti kthehet nga dëmtimi

Atalanta rigjen Berat Gjimshitin për sfidën ndaj Manchester United. Lajmi është bërë i ditur nga vetë trajneri Gasperini që ka publikuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar për sfidën e Champions League.

Mbrojtësi shqiptar ka munguar për bergamaskët për disa ndeshje pas dëmtimit që pësoi në Hungari-Shqipëri. Ai pati një lëndim në krah, çka e detyroi të qëndrojë larg fushave rreth 1 muaj.

Rikthimi i Gjimshitit vjen në një moment shumë delikat për Atalantën. Pas barazimit në shtëpi me rezultatin 2-2 kundër Lazios, ata presin Manchester United. /oversport.tv