Gasperini: Na mungoi qartësia, gabuam në lojë dhe teknikisht

“Fatkeqsisht për një kohë të gjatë nuk e luajtëm ndeshjen ashtu si duhej, kompromentuam takimin tonë”. Kështu e nisi konferencën për shtyp pas ndeshjes zhgënjyesë ndaj Villarreal, trajneri i Atalantës Gian Piero Gasperini.

“Patëm dhjetë minuta të mira, por gabuam në nivel teknik dhe në lojë. Kishim furi dhe mungesë qartësie. E kompromentuam vetë kualifikimin“.

MBROJTJA- “Gola pësohen, sepse kundërshtarët kanë lojtarë shumë të rëndësishëm, sulmues të mirë. Na mungonte qartësia në pjesën e parë për të qenë më të rrezikshëm”.

NDESHJA- “Ne humbëm kthjelltësinë, bëmë disa gabime teknike të pazakonta. Në këto ndeshje të merr furia, kur arritëm të ishim më të qetë, mundëm të luanim një futboll të mirë dhe paraqitja e lojtarëve u rrit ndjeshëm”. /oversport.tv