Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalanta, pas ndeshjes që barazuan me Interin me rezultatin 2-2, për DAZN deklaroi: “Kishte momente që folën për ne, kishte momente që folën për Interin. Të gjithë pajtohen se ishte një ndeshje e shkëlqyer mes dy skuadrave që donin vetëm fitoren.
Ishim afër humbjes kur u dha penalltia për Interin dhe pranë fitores pas një goli të anuluar nga VAR. Duhet të biem dakord që rezultati është i drejtë. Kishte mundësi të shumta shënimi nga të dyja krahët dhe gjithçka mund të ndodhte në këtë ndeshje.
Kur Interi e rriti ritmin, ne kishim disa lojtarë që nuk ishin plotësisht në formë dhe e humbëm pak mprehtësinë në fund. Ndryshuam, pasi lamë shumë hapësira. Dimarco po na hapte shumë probleme, derisa vendosëm Pasalic për ta balancuar”.
“E kam thënë që Interi, Milani dhe Napoli kanë treguar më shumë deri tani dhe e meritojnë të jenë favoritët kryesorë. Ne po përpiqemi të ngjitemi në tabelë. Iu afruam shumë fitores së kësaj ndeshjeje dhe kemi fituar besim të madh te vetja vitet e fundit”, tha Gasperini mes të tjerash. / oversport.tv