Gasperini: Nëse e kalojmë këtë pengesë, mund të shkojmë shumë larg

Nëse do të jemi të aftë për ta kapërcejmë këtë pengesë, mund të na çojë shumë larg, por ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga asgjë. Edhe të dielën me Napolin, pavarësisht humbjes, bëmë një paraqitje që premton shumë për finalen e sezonit.”

Kështu u shpreh Gian Piero Gasperini në prag të sfidës kundër Leipzig. Ai u ndal përpara mediave në një konferencë për shtyp ku dha edhe pikëpamjet e tij mbi këtë takim.

“Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër Napolit, duke luajtur bukur, por kemi bërë disa gabime penalizuese. E humbëm ndeshjen mbase pikërisht sepse nuk kishim vëmendjen e duhur, të cilën absolutisht duhet ta gjejmë në Europë”.

“Ndërsa ecën larg në këtë kompeticion gjen gjithmonë kundërshtarë që të vendosin në vështirësi më të mëdha. Për ne është një mundësi e madhe, duam të luajmë në maksimumin tonë.

Nuk është gjysmëfinale e Champions League, por një çerekfinale e Europa League, megjithatë është gjithmonë një sfidë me prestigj të madh. Është një skuadër dhe një klub që ka ambicie të mëdha, siç e dëshmoi edhe në Champions League dy vite më parë. Nesër do të gjejmë një stadium plot dhe me shumë entuziazëm”.

Ndërsa duke krahasuar Leipzig me Bayer Leverkusenin, trajneri i bergamaskëve theksoi se “janë dy skuadra me karakteristika të ndryshme, por në kampionat janë shumë afër, ndaj vlera është e barabartë”. /oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook