Gasperini: Një buzëqeshje e vogël për Malikovskyi, kualifikim që na jep moral

Gian Piero Gasperini, trajneri i skuadrës së Atalanta, pasi mposhtën 3-0 grekët e Olympiacos dhe kaluan në 1/8-at e Eurpopa League, ka folur për mediat:

“Jam shumë i lumtur për Malikovskyin. Është e qartë se nuk ka qenë një ditë e lehtë për askënd. Në veçanti për të, pasi është i përfshirë shumë me familjarët e tij. Sot në mëngjes më tha se kishte dëshirë të luante. Ai u shpërblye me një paraqitje të shkëlqyer dhe dy gola shumë të bukur. Një buzëqeshje e vogël”.

“Jam padyshim i kënaqur sepse fituam dy ndeshje. Sonte nuk ishte aq e lehtë sa tregon rezultati përfundimtar. Sa i takon shortit, tani përballë janë kundërshtarë të qëndrueshëm. Le të presim goglat, ne jemi një kundërshtar i vështirë për t’u përballur”.

“Ecuria jo e mirë në kampionat kohët e fundit? Periudha e keqe së fundmi nuk shlyhet dot, do të mbetet e fiksuar në mendjen e të gjithëve. Le të shpresojmë që tani ka mbaruar. Do fokusohemi te kampionati, të shohim se çfarë do të ndodhë.

Shpresojmë t’i rikthehemi normalitetit. Ky kualifikim i jep moral skuadrës. E kisha parë të frustuar prej episodeve. Do të ketë një kampionat me shumë skuadra në garë dhe ne do përpiqemi të themi fjalën tonë”, u shpreh Gasperini. / oversport.tv