Gasperini “qan” rastet e humbura: Mund të kishim arritur një fitore historike

Gian Piero Gasperini nuk e fsheh mërzinë, që nuk arriti të fitojë në shtëpinë e Mancheter United. “Në një moment po besonim se mund të fitonim ndeshjen. Është e qartë se kundër këtyre skuadrave vendos një episod.

Goli i parë i tyre rihapi ndeshjen, hodhën shumë sulmues në fushë dhe ne nuk arritëm të shënonim golin e tretë, që do të kishte mbyllur ndeshjen. Iu afruam shumë fitores, ishte një mundësi e mirë. Bëmë maksimumin”, ka thënë trajneri i Atalantës, pas humbjes 3-2 në “Old Trafford”.

“Çfarë në mëson kjo humbje? Kemi një identitet të veçantë, nuk ishte e lehtë të vije këtu dhe të luajë në një mënyrë të caktuar. Janë ndeshje të një niveli shumë të lartë, duhet të durojmë momentet e entuziazmit të kundërshtarit.

Nuk është e lehtë të luash kundër Manchesterit, u treguan të zotë që të shënonin në rrëmujë. Më vjen shumë keq për rezultatin, por e shoh gotën gjysmë plot.

Nëse Zapata do të kishte shënuar golin e tretë, do të flisnim për një fitore fantastike, që do tu dhuronim 600 tifozëve tanë. Jemi shumë të lumtur që sollëm tifozët tanë në Manchester, në një teatër shumë të bukur. Më vjen keq sepse mund tu kishim dhuruar një fitore historike”, ka përfunduar tekniku i zikaltërve. /Oversport.tv