Gasperini: S’kemi fituar? Kemi thyer çdo rekord, shihni ndryshimin e Atalantës

“Europa na ka bërë më të zotë, por këtë vit nuk ishim në nivelin e duhur. Shpresojmë që të rikthehemi në këto 6 ndeshje të fundit të sezonit”, ka thënë Gian Piero Gasperini për momentin e vështirë që po kalon Atalanta.

“Mbeta keq kur në verë dëgjova një tifoz që thoshte se kishte zili ata të Veronës, sepse kanë një titull të fituar. Thënë kjo, do të punojmë për të fituar titullin…”, ka shtuar trajneri i zikaltërve.

“Në këto 6 vite ka ndryshuar futbolli bashkë me Atalantën. Fillimisht ishte një skuadër e bazuar tek eksperienca, që nuk kishte ambicie të mëdha. Më pas besuam tek të rinjtë. I shkatërronim kundërshtarët në 20 minutat e para.

Më pas ndryshuam dhe u bëmë një skuadër ndërkombëtare. Nuk kemi fituar asgjë? Të gjitha rekordet e thyera janë fitore”, ka thënë mes të tjerash Gasperini. / Oversport.tv

Foto: Atalanta B.C. Twitter