Gasperini tërbohet pas ndeshjes, nuk pranon të flasë për mediat

Atalanta u mposht në “Olimpico” nga Roma në javën e 28-të të Serie A. Pas takimit, siç është kthyer në traditë tashmë, trajnerët e ekipeve shkojnë përpara mediave për të dhënë përshtypjet e tyre mbi ndeshjen.

Megjithatë, ky nuk rasti i Gian Piero Gasperini. Përpara mediave ka dalë sërish drejtori i përgjithshëm, Umberto Marino pasi tekniku italian nuk ka pranuar të japë përshtypjet e tij.

Gasperini ka vendosur javët e fundit të mos flasë pas polemikave të shumta me arbitrat, ndërsa këtë gjë e bëri sërish. “Është zgjedhja e tij, ai preferon të mos flasë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Atalantës për DAZN. /oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio Facebook