Gian Piero Gasperini gëzon suksesin përballë Napolit, por akoma nuk deklaron se skuadra e tij lufton për të fituar titullin kampion.
“Na shqetëson fakti që vazhdojnë të na e përmendin, pak nga paraqitjet dhe pak për të na vënë në presion. Për të luftuar për titullin kampion duhet që të renditemi në vendin e parë në klasifikim. Nëse kjo do të ndodhë, atëherë do të them edhe unë që jemi për titull.
Maksimumi që kemi arritur në këto vite ka qenë vendi i dytë. Objektivi kryesor është që të kualifikohemi në Champions, ky është titulli ynë”, ka thënë trajneri i Atalantës.
Si mund të përmirësohet kjo skuadër: “Them gjithmonë që skuadra jonë ka karakteristika fantastike në aspekte të caktuara. Duhet të përmirësohemi nga ana teknike. Nuk do të pushoj kurrë së thënë se në mendje jemi shumë të fortë, duhet të përgëzoj djemtë e mi”, ka shtuar Gasperini.
Në rinovimin e kontratës ka edhe një shpërblim nëse fitohet titulli kampion. “Kush ua ka thënë këtë? Më duket se e ka vendosur Percassi, por ka vënë një shpërblim të ulët”, përfundon me shaka trajneri i Atalantës. / Oversport.tv