Gasperini: United jo në krizë, CR7 i jashtëzakonshëm! Morëm mësime nga City

Gian Piero Gasperini ka dalë para mediave në prag të ndeshjes kundër Manchester United në Champions League: “Ne do të mësojmë diçka, sikurse ka ndodhur me Manchester City dhe Liverpool. Klubet e Premier League janë të nivelit elitar.

Kemi përpara një ndeshje të vështirë, por që na ofron mundësinë që të përmirësohemi. Ishte një mësim i vështirë ai kundër City dy vite më parë (Atalanta humbi 5-1 në Anglia). Niveli është shumë i lartë. Sidoqoftë, dy ndeshjet e ardhshme kundër United nuk janë vendimtare për kualifikimin”.

Atalanta nuk do të ketë për arsye dëmtimesh lojtarë si Toloi, Gjimshiti, Pessina, Gosens dhe Hateboer. Në lidhje me mungesat Gasperini shtoi: “Gjëja e mirë është se nuk do të zgjedh formacionin e gabuar. Do jetë më e lehtë për të mos gabuar te formacioni, ose te zëvendësimet.

Qartazi duket se na mungojnë lojtarë të rëndësishëm. Gjithsesi Atalanta nuk duhet të ndryshojë identitetin. Kurrë nuk e kemi bërë këtë dhe ndaj kemi ardhur në këtë nivel”.

“Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, numrat e tij flasi vetë. Ai vazhdon të shënojë, ndërsa edhe pse Manchester ka rënë kohët e fundit, ata kanë shumë vlera. E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por është normale kur luani në këtë nivel.

Manchester United do të reagojë pas humbjes me Leicester dhe nuk mendoj se ata janë në krizë, ata janë një ekip nga më të mirët”, ka përfunduar trajneri i Atalanta, Gian Piero Gasperini. / oversport.tv