Gati përforcimi i parë në mesfushë, një kampion bote i thotë po Juventusit

Një kampion bote mund të jetë përforcimi i parë i Juventusit në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për mesfushorin argjentinas Mac Allister i cili pas bisedimeve me “Zonjën e Vjetër” ka pranuar të transferohet në Torino.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori 24-vjeçar e konsideron Juventusin një klub të jashtëzakonshëm dhe dëshiron me ngulm t’i bashkohet skuadrës së Allegrit. Megjithatë, nëse është arritur një marrëveshje me lojtarin, Juventusi ka ende punë për të bindur Brightonin ta lejë të lirë.

Pas performancës së mirë në Kupën e Botës, Brighton e vlerëson kartonin e lojtarit rreth 40 milionë euro. Për këtë arsye Juventusi duhet të bëjë një sakrificë ekonomike, ose të shesë Ëeston McKennie, i cili prej kohësh është në listën e merkatos dalëse nga “Zonja e Vjetër”. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter