Gati rikthimi, në Premier League bëjnë vend për Eriksen

Christian Eriksen pritet që të rikthehet në Premier League. Pas traumës së pësuar në Europian, danezi nuk u lejua që të vijonte karrierën në Itali, për shkak të defribilatorit që ka vendosur në zemër.

Së fundmi, “The Times” në Angli ka bërë me dije se shumë shpejt pritet që mesfushori të rikthehet në një nga skuadrat e Premier Leagues. Duke mos e bërë me dije destinacionin, media britanike ka saktësuar se shumë shpejt pritet edhe prezantimi i futbollistit, në këtë periudhë transferimesh.

Eriksen doli një futbollist i lirë, pasi nuk u lejua në Itali që të vijonte karrierën me zikaltrit e Interit. Më herët, Antonio Conte, trajneri i Tottenham pati deklaruar se “Dera për Eriksen do të jetë e hapur”.

Kështu që nuk përjashtohet aspak mundësia që danezi të rikthehet edhe një herë nën drejtimin e trajnerit italian, pikërisht në skuadrën ku shkëlqeu vite më parë. / Oversport.tv