“Gati tu” e gjithë Shqipëria, si e sfidojmë sonte Poloninë në “Air Albania ”

Mungesat mund të jenë shumë dhe të rëndësishme, por sonte motivimi te Shqipëria është në nivelin maksimal. Kuqezinjtë do tentojnë të shkruajnë historinë dhe të afrohen më shumë se kurrë me një Botëror.

Polonia është rivali ynë që do të zbresë në dushë në orën 20:45 në “Air Albania”. Biletat janë shitur të gjitha dhe mbështetja për futbollistët e kombëtares do të jetë maksimale. Tashmë atyre u duhet vetëm të japin maksimumin.

Reja nga ana tjetër do të japë porositë e fundit para ndeshjes. Cikalleshi dhe Gjimshiti janë mungesat që shqetësojnë, por të gjithë në kampin kuqezi janë të motivuar për të dhën 120 % nga vetja, siç thuhet shpesh në gjuhën e sportit.

Reja me gjasa e ka ndarë mendjen si do e rreshtojë skuadrën. Berisha në portë, ndërsa para tij nuk lëvizin Ismajli e Kumbulla, të cilëve u shtohet një tjetër lojtar i Serie A, Veseli. Në mesfushë Çekikiçin e pezulluar me kartonë të verdhë e zëvendëson Bajrami.

Bare e Gjasula nuk preken, sikurse edhe Hysaj e Trashi nga krahët. Në sulm priten Manaj dhe Broja, që në Hungari e nisën nga stoli. Alternativë për sulmin është edhe Uzuni, partner i Cikalleshit nga fillimi në “Puskas Arena” tre ditë më parë. / oversport.tv