Gavi hyn në histori, bëhet shënuesi më i ri i kombëtares spanjolle

Gavi është futur në historinë e futbollit spanjoll me golin e shënuar ditën e sotme në portën e Republikës Çeke.

Sulmuesi bëhet shënuesi më i ri në historinë e kombëtares spanjolle, pasi arriti të shënojë në moshën 17 vjeç e 304 ditë.

Gavi ka thyer kështu rekordin që mbahej nga Ansu Fati, që në shtator të vitit 2020 kishte shënuar kundër Ukrainës në moshën 17 vjeç e 311 ditë. / Oversport.tv

Foto: Selección Española de Fútbol Twitter