Gavi, talenti spanjoll që shkëlqeu para syve të idhullit

Pak javë më parë e njihnin vetëm disa shokë të skuadrës te Barcelona dhe pak të tjerë, ndërsa sot është në qendër të vëmendjes. Është Gavi, një adoleshent, njeriu i momentit në kombëtaren e Spanjës.

Në moshën 17-vjeçare dhe 62 ditë u bë lojtari në historinë e kombëtares që debuton me “Furinë e Kuqe”. Një rekord spektakolar. Ishte titullar në “San Siro” dhe i befasoi të gjithë për lojën, për karakterin në fushën e lojës dhe për maturinë.

Pikërisht, për futbollin që ofroi në “San Siro” ku Spanja doli fituese. U argëtua shumë dhe përpara kishte idhullin e tij, Verrati. Italiani, edhe pse është një futbollist i klasit botëror vuajti përballë talentit spanjoll.

“Ka lindur në vitin 2004. Një minoren, por që luan si një veteran. Pranon konfrontin fizik, është gjithmonë prezent në lojë. I hapi shumë probleme Verrattit”, lexohet në vlerësimet e “Gazzetta Dello Sport”.

Edhe trajneri Enrique i thuri lavde. “Kishte për detyrë të markonte idhullin e tij Verrati. Ia doli me sukses. Është e tashmja dhe e ardhmja e Spanjës. Duhet t’i japim besim dhe të luajë me natyralitet”, tha Enrique.

Në fushën e lojës ishte lojtari që shkaktoi më shumë faulle, 7 dhe rikuperoi 5 topa. Ndeshja e tij nuk kaloi pa u vënë re edhe nga trajneri kundërshtar, Mancini. “Gavi është një lojtar i madh. Nuk mund të jetë 17-vjeç. Është shumë i mirë. Spanja ka shumë talente”, tha Manço.