Gazidis flet për Milanin: Jemi krenarë, Pioli lider i madh

Pas një starti vërtetë pozitiv në kampionat dhe rikthimit në Champions League, administratori i deleguar i Milanit, Ivan Gazidis, është kthyer të flasë në një intervistë të gjatë për “Sette”, të përjavshmen e “Corriere dello Sport”.

Gjendja e tij shëndetësore- “Jam vërtetë i zënë, mes punës dhe terapisë. Duket se ata kanë efekte pozitive, më bëjnë të sigurt për një shërim të plotë, shpresoj të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkohë, unë mund ta ndjek skuadrën, pashë ndeshje të mirë përballë Cagliarit dhe të shohësh “San Siro” sërish të gjallë është emocionuese.”

Curva Sud – “Jam vërtetë pa fjalë për mesazhet që kanë mbërritur tek unë nga familja e madhe e Milanit. Po më japin energji të pabesueshme. Tani i kuptoj lojtarët si ndihen kur marrin ovacion nga tifozët në stadium.”

Stadiumi i ri – “Sa më shpejtë ta bëjmë, aq më shpejtë Milani nuk do ketë vetëm një stadium në mbarë botën, por dy ekipë në të gjithë botën. Do jetë i rëndësishëm dhe për qytetin, njerëzit do vijnë në Milano dhe do jetë një nga vendet që duan te vizitojnë, si Duomo.”

Stefano Pioli- “Dua t’i jap të gjitha kreditet udhëheqjes së Piolit, njeri kureshtar, i cili ndjek se si po evoluon futbolli, por gjithashtu për ti bërë lojtarët të ndihen të uritur për fitore. Futbolli është një lojë mentaliteti.

Ka lojtarë që ndikojnë, të cilët shkojnë përtej performancës në fushë, mund të shkojnë deri në 5%, ku lojtarët japin më shumë për të gjithë të tjerët. Ibra është i tillë. Kjaer është gjithashtu një lider dhe me stile të ndryshme, Kessie dhe Bennacer. ”

Pritshmëritë- “Ne presim shumë. Mund të përfundojmë të parët ose të pestët. E rëndësishme është që të tregojmë se kemi besim tek klubi.

Ishim ndër të paktët që kishim pak mundësi për të investuar këtë verë, Milan po rritet ekonomikisht dhe njerëzit po ndihen krenarë që janë me Milanin. Ajo që ka rëndësi është të ndërtohet ndjenja e përkatësisë. /Oversport.tv