Gazidis i kënaqur me merkaton: Jemi më të fortë

Donnarumma dhe Calhanoglu u larguan me parametër zero për shkak të skadimit të kontratës, por Milani arrriti të reagojë duke ndërhyrë në merkato duke afruar disa lojtarë.

Portieri Maignan po paraqitet shumë mirë, qëndërsulmuesi Giroud nuk ka nevojë për prezantim. Pastaj Florenzi dhe Messias, dy blerje që japin garanci, pa harruar rikthimin e Bakayoko si dhe konfimimet e Brahim Diaz, Tonali dhe Tomori. Merkato meriton nota maksimale.

Administratorit të deleguar të kuqezinjve i ka pëlqyer merkatoja e bërë dhe këtë e ka shprehur përmes një letre të hapur punonjësve të tij:

“Jemi të bindur që kemi punuar shumë mirë në merkato dhe kemi përforcuar skuadrën aty ku kishte nevojë. Investime të rëndësishme nga ana e shoqërisë që na japin mundësinë të konsolidojmë dhe të shtojmë organikën e skuadrës, në përputhje më strategjinë tonë për t’u besuar talenteve të reja, të cilët suportohen nga lojtarët me më shumë eksperiencë. Jemi shumë të kënaqur që pamë tifozët të rikthehen në stadium. Mbështetja e tyre na bën që të punojmë akoma më shumë për të arritur objektivat tanë”- ka shkruar Ivan Gazidis. /Oversport.tv