Gazidis në Milano me mision, rinovimi me trajnerin Pioli drejt zyrtarizimit

Stefano Pioli dhe Milani do ta vazhdojnë rrugëtimin së bashku dhe është vetëm çështje ditësh firma dhe zyrtarizimi.

CEO i kuqezinjve, Ivan Gazidis, pritet që të enjten të zbarkojë në Milano dhe të përshpejtojë rinoviin e kontratës me trajnerin italian.

GDS shkruan se së shpejti do të vijë komunikata e Milanit, me gjasa javën e ardhshme. Pioli do të nënshkruajë deri më 30 qershor 2024.

Sigurisht që përfitimet do të jetë më të mëdha, gati dyfish. Aktualisht tekniku merr 2 milion euro në sezon, kurse me kontratën e re kjo shifër bëhet 4, së bashku me bonuset. / oversport.tv