Gazidis nis luftën: Agjentët veprojnë sikur COVID-19 nuk ka ndodhur kurrë

Milani ka rritur arkëtimet dhe kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së rezultateve sportive, çka ka bërë që edhe humbjet të ulen në rreth 96 milion euro, nga 194 milion euro që ishte një sezon më parë.

CEO i kuqezinjve, Ivan Gazidis, ka folur për këtë temë: “Ne po hedhim themelet për projektin tonë ambicioz për të ardhmen, me të strategji të qartë dhe koherente. Synojmë krijimin e një modeli inovativ dhe të qëndrueshëm brenda dhe jashtë fushë. Po punojmë ta kthejmë Milanin ku i takon”.

Milani humbi këtë verë lojtarë si Donnarumma e Calhanoglu me parametra zero, ndërkohë që rrezikohet të ndonjë e njëjta gjë edhe me Romagnoli dhe Kessie. Gazidis “fishkëllen” lojtarët dhe agjentët për kërkesat e tyre.

“Vendimet nuk janë kurrë të lehta. Në të kaluarën lojtarët nuk kërkonin të largoheshin si lojtarë të lirë. Sot klubet veprojnë në një mënyrë më të përgjegjshme në aspektin financiar, kurse lojtarët dhe agjentët veprojnë sikur COVID-19 të mos kishte ndodhur kurrë.

Disa lojtarë duhet të largohen si lojtarë të lirë për shifrat që kërkojnë. Ne do vazhdojmë të marrim vendime në interes të klubit, duke mbetur konkurrues në Serie A dhe Europë.

Gjithsesi nuk mund të injorojmë qëndrueshmërinë ekonomike. Mund të kemi bërë gabime, por të gjitha vendimet janë marrë për të mirën e klubit”, shprehet Gazidis. / oversport.tv