Gazidis qetëson tifozët e Milanit: Do rishohim çmimet e biletave në Champions

Në rrjetet sociale dhe jo vetëm, kishte shpërthyer protesta në lidhje me çmimet e biletave për ndeshjen e parë shtëpiake të Milanit në Champions League.

Rikthimi në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, solli një interes të madh të tifozëve kuqezi për sfidën kundër Atletico Madrid.

69 euro kushton bileta më e lirë, ndërsa një vend në tribunën qendrore shkon në 390 euro.

Por drejtuesit kuqezi duket se kanë bëre prapaktheu. Ivan Gazidis qetëson tifozët kuqezi: “Do të rishohim çmimet e biletave të Champions League.

E pranojmë kur bëjmë zgjedhje të diskutueshme dhe do dëgjojmë zërin tuaj, pasi gjithçka bëhet për të mirën e Milanit”, – ka thënë administratori i klubit kuqezi.