Gega e mbyll me Skënderbeun, publikon mesazhin e lamtumirës

Aventura e Skënder Gegës në krye të Skënderbeut mund të konsiderohet tashmë e përfunduar. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë tekniku i korçarëve nëpërmjet një postimi në “Whatsapp”, pasi ka publikuar një story.

Gega i shprehu mirënjohjen për punën që ka bërë përgjatë javëve që ishte në drejtim të Skënderbeut, si dhe i uroi ngjitjen në Superiore sa më parë. Gega pasoi në krye të stolit Migen Memellin, por nuk ia doli dot të mbante korçarët në elitën e futbollit shqiptar.

“Prej disa javësh pata privilegjin dhe kënaqësinë të isha pjesë e Skënderbeut. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe respektin. Nuk ia dolëm dot për disa arsye, por jam i sigurt se ky qytet dhe ky klub meriton vendin që i takon dhe patjetër që do të rikthehet edhe më i fortë. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Gega në postimin e publikuar. /oversport.tv