Gega: Kjo është Shqipëria, më vjen keq që jam pjesë e këtij mizerabiliteti

Pas 13-vitesh Skënderbeu ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Goli i Lilaj në sekondat e fundit me 11-metërsh i dha goditjen finale korçarëve, ndërsa pas kësaj sfide ka folur edhe trajneri Skënder Gega që nuk i kurseu kritikat për gjyqtarin e takimit.

“Ndjej keqardhje, sepse meritonim të vazhdonim garën, por ka kohë që kjo është nisur për të mbaruar. Ka shumë faktorë, nuk dua t’u përmend as emrin. Për pesë javë na kanë rënë këto arbitra, edhe në mes të Korçës. Urime Egnatias dhe Kastriotit, shpresoj që Skënderbeu dhe Dinamo të ringrihen”.

PENALLTIA E MUNGUAR- “Tregojani Jorgjit, jo mua. Një ordiner! Do mbroj ekipin sa të jem pjesë e Skënderbeut. Ishte 100% penallti. Ai e ka bërë edhe në Kukës, iu gris kartoni”.

Asgjë nuk kthejmë pas, e paguan ai qytet dhe ekipi. Ndjej keqardhje edhe për diçka tjetër: kush mban përgjegjësi që fundoset një ekip me tradita? Ata bëjnë dush në shtëpi, më pas i sheh në Barcelonë apo Madrid. Kjo është Shqipëria, më vjen keq që jam pjesë e këtij mizerabiliteti.

E respektoj Dinamon, më vjen keq. Më ka bërë përshtypje  që në pesë ndeshje kemi pasur dy arbitra të njëjtë. Erdhi nga Kukësi Meta, ku ishte arbitër i katërt, udhëtoi gjithë natën, dhe drejtoi në Korçë, thua se nuk ka arbitra të tjerë. Ndihem i zhgënjyer dhe i tradhtuar.

Si ka mundësi që nuk shkoi te VAR-i? Nuk pranoi të shkonte. Kështu ndodhi edhe në Elbasan përballë Egnatias, por jeta vazhdon”. /oversport.tv