Gënjeu edhe policinë, Evra i trondit të gjithë: Kanë abuzuar me mua!

Patrice Evra, ylli francez i futbollist që ka luajtur me klube të mëdha si Juventus dhe Manchester United, ka zbuluar në autobiografinë e tij se me të ka abuzuar seksualisht drejtor i shkollës ku ai shkonte në moshën 13-vjeçare.

“Duke besuar se isha duke fjetur, ai kaloi duart nën jorganin tim dhe u përpoq të më prekte. Mbrëmjen e fundit në shtëpinë e tij, kur ai e dinte se do të kthehesha, ai e përfundoi me sukses atë që donte”, tregon Evra, ndërkohë që në moshën 24-vjeçare ai kishte gënjyer në polici kur ishte pyetur nëse drejtori kishte abuzuar edhe me të.

Nëna e Patrice e ka marrë vesh shumë vonë çfarë kishte ndodhur me të, ndërsa e fejuara e dinte më parë. Evra për The Times shton: “Natyrisht ajo (nëna) ishte e shkatërruar. Ka qenë e vështirë. Ajo e kuptoi se diçka nuk shkonte kur i thashë se nuk doja të flija më te drejtori.

Gjithsesi unë prita moshën 40-vjeçare për t’i treguar asaj. Ishte tronditëse për të, më tha se i vinte keq. Donte të mos e thoja në libër, por kur i thashë se nuk po e bëja për veten time, por për fëmijët e tjerë, ajo e kuptoi”.

Evra e mbyll gjithçka me një mesazh: “Dua që djemtë të kenë guxim, të flasin dhe të mos ndihen fajtorë. Unë jam ndjerë gjithmonë në faj. Nuk kam frikë të them se duke mos folur për atë që më ndodhi, më bëri të ndihem si frikacak në vitet në vijim”. / oversport.tv