Genoa e Udinese fitore emocionuese, Salernitana bie edhe në Torino

Mbyllen tre duelet e radhës në Serie A, me Udinese që vazhdon me serinë e rezultateve pozitive, kurse Torino e Genoa marrin fitoren e para. Bardhezinjtë iu falën Samardzic, i cili ndëshkoi skuadrën e Spezia në minutat e fundit.

Mesfushori 19-vjeçar lëvizi mjaft bukur në zonë dhe shënoi një gol me vlerën e tre pikëve. Po mes emocioneve fitoi edhe Genoa kundër Cagliari në Sardenjë, me rezultatin 3-2. Vendasit kaluan në epërsi të dyfishtë, por nuk mundën të fitojnë.

Joao Pedro realizoi me penallti në fillim, kurse Cepitelli me kokë nuk fali pas një goditjeje këndi. Mateo Destro u kundërpërgjigj nga Genoa, duke hapur ndeshjen, kurse më pas Fares realizoi dy herë për t’i dhënë fitoren e parë skuadrës së tij.

Edhe Torino ka marrë tre pikët e para, me rezultatin 4-0 kundër një ekipi si Salernitana që pësoi humbjen e tretë në po kaq ndeshje të zhvilluara. Sanabria shënoi ë fundin e pjesës së parë me kokë, kurse goli e qetësisë e realizoi Bremer. Festa e “demave” nuk mbaroi me kaq, pasi në fund shënuan edhe Pobega dhe Lukic.

Cagliari-Genoa 2-3
Shënues:
Joao Pedro (pen.) 16’, Ceppitelli 56’ / Destro 59’, Fares 69’, 78’

Spezia-Udinese 0-1
Shënues:
Samardzic 89’

Torino-Salernitana 4-0
Shënues:
Sanabria 45’, Bremer 65’, Pobega 87’, Lukic 91’

/ oversport.tv