Genoa këmbëngul për Piatek, arrihet marrëveshja me Herthën e Berlinit

Krzysztof Piatek mund të rikthehet në Serie A, dy vite pas largimit, pas disa muajsh jo shumë të mirë të zhvilluar në kampionatin italian me fanellën e Milanit.

Sulmuesi polak ka nevojë që të jetë sërish në qendër të vëmendjes dhe një aventurë e re me fanellën e Genoas mund ta tundojë.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, klubi italian po negocion me Herthën e Berlinit dhe diskutimet janë në rrugën e duhur.

Lojtari mund të vijë në formë huazimi me të drejtë blerjeje (rreth 17 milion euro) në fund të sezonit. Por duhet të bindet edhe vetë lojtari, që për momentin ka edhe oferta të tjera nga klube të tjera europiane. / Oversport.tv