Genoa, klubi më i vjetër i futbollit në Itali, feston ditëlindjen e 128-të

Klubi Genoa Cricket dhe Football lindi në 7 shtator të vitit 1893, klubi më i vjetër në hitorinë e futbollit Italian.

Klubi kuqeblu mbush sot 128 vjeç dhe në qytet ndihet një atmosferë feste për këtë rrugëtim të gjatë, madje tifozët kanë pritur mesnatën e të hënës për të festuar këtë ditëlindje të klubit.

3 ose 4 mijë tifozë kuqeblu janë mbledhur në shëshin “De Ferrari” dhe kanë festuar me flakadanë, shalle, flamuj dhe kore të shumta për skuadrën e tyre të zemrës.

“Gjenova është kuqeblu. Nga rruga XX Settembre në rrugën Palestro, gjenden flamujt me ngjyrat tona”-shkruhej në faqen e klubit në Twitter. /Oversport.tv