Genoa shpëton në fund, Salernitana befason Venezian dhe lë vendin e fundit

Salernitana në festë, pasi ka triumfuar 2-1 me përmbysje kundër Venezia, kurse Spezia e Rey Manajt barazoi 1-1 në shtëpi kundër Genoa.

Aramu që në minutën e 14-t shënoi një gol të bukur në portën e Frosinone, që më pas reagoi dhe u mundua të barazonte që në 45 minutat e para të ndeshjes.

Pas një ore loje erdhi edhe goli i Salernitana, me Bonazzoli që e çoi topin në rrjetë pas pasimit të Ribery. Ampadu i Venezia u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67-të dhe për vendasit gjithçka u bë edhe më e vështirë.

Në minutën e fundit shtesë Schiavone realizoi golin e fitores për Salernitana, që mori tre pikët e para në transfertë dhe me 7 pikë të grumbulluara lë pas skuadrën e Cagliari që nesër luan me Romën.

Takimi tjetër, Spezia-Genoa, u mbyll në barazim. Gyasi në fillim të pjesës së dytë u ndal nga shtylla pingule. Skuadra e Manajt festoi në minutën e 66-të, kur Sirigu shënoi autogol.

Genoa gjithsesi reagoi dhe katër minuta para fundit të ndeshjes shënoi me Criscito dhe shmangu humbjen ndaj një rivali direkt për mbijetesën në Serie A.

SERIE A – JAVA 10
SPEZIA-GENOA 1-1

Shënues: Sirigu (aut.) 66’ / Criscito 86’

VENEZIA-SALERNITANA 1-2
Shënues: Aramu 14’ / Bonazzoli 61’, Schiavone 94’

/ oversport.tv