Gerard Pique në infermieri te Barcelona, koha e rikuperimit një enigmë

Gergard Pique u dëmtua në ndeshjen e djeshme kundër Alaves dhe do të mungojë në duelin e radhës kundër Dynamo Kyiv në Champions League.

Qendërmbrojtësi, sipas komunikatës zyrtare të Barcelonës, ka një dëmtim në pulpën e këmbës.

Momentalisht nuk ka një periudhë kohore për rikuperimin e tij. Ditë pas dite do të shikohet gjendja e Pique, për të mësuar se kur do të jetë i gatshëm për stafin teknik. / oversport.tv