“Coutinho është gati për të debutuar”, ka thënë Steven Gerrard, trajneri i Aston Villas, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Manchester United, që do të luhet këtë të shtunë.
“Philippe është stërvitur me ne për tre ditë dhe nuk ka patur asnjë lloj problemi. Duhet të punojmë me gjendjen e tij fizike dhe me përgatitjen e ndeshjes kundër “djajve të kuq””, ka thënë Gerrard.
Blerja më e re e Aston Villas, ish-fantazisti i Barcelonës, Coutinho pritet që të debutojë me skuadrën e re nesër në sfidën kundër Manchester United. / Oversport.tv