Spezia dëshiron të ndryshe trajner, pasi marrëdhëniet e trajnerit Thiago Motta me drejtorin sportiv Riccardo Pecini nuk janë aspak të mira.
Ky i fundit ka dështuar të bindë Marco Giampaolo, i cili e ka refuzuar ofertën e Spezia për pankinën.
Kjo është hera e dytë që ndodh, pasi ish-trajneri i Milanit ishte tentuar edhe në verë nga klubi i Serie A.
Spezia renditet në vendin e katërt nga fundi dhe numëron pesë pikë më shumë se ekipet që bien nga elita e futbollit italian. / oversport.tv