Giampaolo: Ishte më shumë se një derbi, djemtë e merituan fitoren

Trajneri i Sampdorias, Marco Giampaolo ka folur pas derbit të fituar për “DAZN”: “Mund ta imagjinoni peshën e kësaj ndeshjeje. Nuk ishte vetëm një derbi, por një sfidë ku luhej qëndrimi në Serie A.

Djemtë e mi luajtën me shpirtin e duhur dhe ftohtësinë e duhur. Këto sfida mund të të përfshiojnë dhe nuk arrin të luash siç duhet. Kjo është fitorja e lojtarëve dhe tifozëve, unë preferoj të jem i rezervuar.

Sigurisht që fluturoj nga gëzimi, por skena iu takon futbollistëve. Do të festojmë këtë fitore dhe të hënën do të rinisim punën, sepse kemi nevojë edhe për disa pikë që të sigurojmë mbijetesën”. / Oversport.tv