Gianni De Biasi vendos të ardhmen, rinovon me Azerbajxhanin deri në vitin 2023

Federata e Futbollit e Azerbajxhanit njofton se ka rinovuar kontratën e trajnerit të kombëtares, Gianni De Biasi, edhe për një fazë tjetër kualifikuese.

Trajneri italian do të drejtojë kombëtaren azere deri në fund të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024, që përfundon në nëntor të vitit 2023.

Ishte përfolur mundësia që Gianni De Biasi të rikthehej në krye të kombëtares kuqezi, por tashmë ka rënë poshtë kjo alternativë, pasi ish-trajneri i Shqipërisë do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Azerbajxhanit. / Oversport.tv