Giannis e Holiday fantastikë, thyejnë Celtics në çerekfinalen e parë të playoff

Milwaukee Bucks ka fituar ndeshjen e parë të serisë së çerekfinaleve të playoff. Kampionët në fuqi mposhtën 101-89 Boston Celtics, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar.

Bucks në periodën e parë shënuan 3 pikë më shumë, kurse pas të dytës e çuan në 10 pikë diferencën. Celtics reaguan më pas, por realizuan vetëm dy pikë më shumë se rivalët, që në periodën e katërt nuk lëshuan dhe siguruan fitoren.

Giannis Antetokounmpo shkëlqeu si zakonisht, duke regjistruar “triple double” me 24 pikë, 12 asiste dhe 13 rebound. Fantastik ishte edhe Jrue Holiday, autor i 25 pikëve, 5 asiste dhe 10 rebound-eve.

Një dorë ua dha edhe Bobby Portis, me 15 pikë e 11 rebound. Te Celtics nga ana tjetër spikati Jayson Tatum si zakonisht, me 21 pikë. / oversport.tv

Foto: Milwaukee Bucks, Twitter