Giannis mposht i vetëm Warriors, Brooklyn bie në shtëpi ndaj Oklahoma

Humbja e dytë radhazi në NBA për Golden State Warriors. Këtë herë vjen nga Milwaukee Bucks me rezultatin 118-99. Si gjithmonë njeriu i ndeshjes për Bucks ishte greku, Giannis Antetokounmpo. “Triple double” prej tij që shënoi 30 pikë, 11 asist dhe 12 rebound.

Disfatë edhe për Brooklyn Nets që u mposhtën në shtëpi nga Oklahoma City Thunder me rezultatin e thellë 130-109. Ishte kanadezi Shai Gilgeous-Alexander që shkëlqeu në këtë takim pasi shënoi plot 33 pikë i vetëm.

Në ndeshje të tjera Memphis Grizzlies mposhti me rezultatin 116-108 Minnesota Timberwolves, ndërsa New Orleans Pelicans hodhën në parket Los Angeles Clippers pasi i mposhtën këta të fundit me rezultatin 113-89.

Denver Nuggets fitoi ndaj Portland Trail Blazers me rezultatin 140-108 në një sfidë ku Barton dhe Jokic shënuan 41 pikë së bashku. /oversport.tv