Gigio Donnarumma kapiteni më i ri i Italisë, rekord në 56 vitet e fundit

Në “finalen e vogël” të Nations League ku përballet Italia me Belgjikën, trajneri Roberto Mancini ka vendosur që shiritin e kapitenit ta mbajë Gianluigi Donnarumma. Kështu portieri i PSG është bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e kombëtares që mban shiritin e kapitenit.

Rekordi mbahet nga legjenda e Milanit, Gianni Riviera i cili ka marrë shiritin e kapitenit në Kombëtaren italiane në vitin 1965. Në atë kohë Riviera ishte vetëm 21 vjeç e tetë muaj.

Ndërkohë, Donnarumma e mori shiritin e kapitenit në moshën 22 vjeçare, 7 muaj e 15 ditë duke u bërë kështu kapiteni më i ri që nga viti 1965. Kështu, gardiani i PSG bëhet kapiteni i dytë më i ri në historinë e Kombëtares italiane pas legjendës, Gianni Riviera. /oversport.tv