Giresse: Tani i kam idetë e qarta për Kosovën, luajtëm mirë ndaj Zvicrës

Kosova mposhti Burkina Faso në debutimin e trajnerit Alain Giresse, ndërsa sot barazoi në transfertë kundër Zvicrës. Trajneri francez u shfaq i kënaqur me ekipin e tij dhe pas duelit të sotëm deklaroi:

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Jam shumë i lumtur me ekipin dhe me angazhimin që kanë treguar në këtë ndeshje. Ishte një ndeshje e vështirë. E kam ditur që do të ketë shumë tifozë në këtë ndeshje dhe na është dukur sikur po luanim në Prishtinë”.

“Këto dy ndeshje kanë qenë për të parë lojtarët se si luajnë së bashku dhe këtë e kemi arritur dhe tani e kam një ide më të qartë.  Kemi mësuar shumë në këto dy ndeshje, që për mua ishin tejet pozitive. Angazhimi dhe motivimi i lojtarëve ishte maksimal, por edhe loja e zhvilluar ishte shumë e mirë”, përfundoi Giresse. / oversport.tv