Giroud bën heroin në supersfidën ndaj Juves, Milani pret një biletë në Champions

Ka mjaftuar një gol i Olivier Giroud që Milani të fitoj supersfidën e javës së 37-të përballë Juventusit dhe të sigurojë matematikisht kualifikimin për edicionin e ardhshëm të Champions League. Kuqezinjtë e Piolit triumfuan me rezultatin 1-0 dhe i japin kështu fund shpresave të “Zonjës së Vjetër” për të bërë një mrekulli për t’u kualifikuar në edicionin më të rëndësishëm europian vitin e ardhshëm.

Ndeshja nis me të dyja skuadrat që fillimisht kërkojnë të studiojnë lëvizjet e kundërshtarit dhe nuk hyjnë shumë në aventurë. Rafael Leao nga njëra anë dhe Angel Di Maria, Chiesa, Kean e Cuadrado nga ana tjetër provojnë të japin shkëndijat e para, por që nuk kanë sukses.

Megjithatë, gjithçka ndryshon në minutën e 40-të, kur ai që tashmë është kthyer në njeriun e ndeshjeve të mëdha, Olivier Giroud kalon në avantazh kuqezinjtë dhe e mbyll pjesën e parë në avantazhin e Milanit. Sulmuesi francez realizoi me kokë pas një harkimi perfekt të Calabrias.

Në pjesën e dytë, është Juventusi provon të ndryshojë fatin e këtij takimi, ndërsa nga ana tjetër Milani mendon si ta menaxhojë sa më mirë. Fraksioni i dytë megjithatë, bën që ritmi të bjerë disi dhe në fund është Milani që triumfon dhe siguron biletën për Championsin e edicionit të ardhshëm. Nga ana tjetër Juventusi duhet t’i thotë lamturimë. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e 4-të në kuotën e 67 pikëve, ndërsa Juventusi mbetet në vendin e shtatë me 59 pikë. /oversport.tv