Giroud: Duam të fitojmë kampionatin, me Ibrën është më e lehtë

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Serie A ku komentoi kalimin tek skuadra e Milanit, idhullin e fëmijërisë, raportin me Zlatan Ibrahimovic dhe objektivin e tij për këtë sezon.

Transferimi te Milani- Përpara se të vija në Itali këtë verë, fola me Tomorin, i cili më tha se po më prisnin për të fituar bashkë Kampionatin Italian. Unë nuk dua shtoj presion tek ekipi, por është e vërtetë që po luftojmë për vendin e parë në renditje”.

Idhulli- “Jam krenar që luaj te Milani. Serie A është kampionati që kam ndjekur kur isha i vogël. Futbollisti im i preferuar kur isha adoleshent ishte Shevchenko. Jam me fat që kam shënuar me të njëjtin ekip që ka shënuar edhe ai. Ne luajmë futboll për këto emocione, mezi pres të jap gjithçka për ekipin dhe për tifozët e Milanit”.

Ibrahimovic- “Unë kam luajtur disa herë kundër Zlatan, nëse ai është akoma në fushë në moshën 40 vjeç do të thotë se ai është një profesionist i jashtëzakonshëm. Ai kujdeset për veten dhe trupin e tij. Unë gjithashtu përpiqem ta bëj këtë për të shijuar futbollin për aq kohë sa më lejon trupi im.

Mendoj se Zlatan është një shembull i shkëlqyer për të rinjtë dhe është një nga sulmuesit më të mirë në Serie A. Mezi pres të luaj përkrah tij dhe ta shijoj atë në stërvitje. Kur ke Ibrën në ekip, gjithçka është më e lehtë”. /oversport.tv