Milani po mendon për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Liverpool dhe trajneri Stefano Pioli ka bërë bilancin për grupin e lojtarëve.
Olivier Giroud, pasi doli negativ në testin e fundit për COVID-19, është bashkuar me skuadrën dhe stafi teknik e ka në dispozicion për duelin e radhës.
Shqetësimi i fundit për Piolin është mesfushori Tiemoue Bakayoko. Ai u aktivizua në ndeshjen kundër Lazios dhe doli më pas për shkak të një dëmtimi.
Corriere dello Sport në Itali shkruan se mesfushori i marrë në huazim nga Chelsea do të qëndrojë jashtë fushave të blera për tre javë.
Sot Bakayoko do bëjë testet mjekësore dhe do të marrë një përgjigje përfundimtare mbi shkallën e dëmtimit dhe periudhën e rikuperimit. / oversport.tv