Giroud: Humbja e Interit na karikoi, Milani ka gjithçka të fitojë

Olivier Giroud, sulmuesi i Milanit, beson se kuqezinjtë do ta ngrejnë titullin kampion. Humbja e Interit mbrëmë kundër Bologna e ka karikuar atë dhe shokët e tij të skuadrës.

“Ne kemi gjithçka për të fituar, nuk mund të fshihemi, por jemi shumë të fokusuar vetëm te ndeshja e së dielës. Ishte e rëndësishme që Interi humbi kundër Bologna, tani fati është në duart tona”.

“Si u zgjuam pas humbjes së Interit? Duhet të fokusohemi te vetja, por humbja e Interit na ka karikuar, Kemi përulësi, por edhe besim për të fituar të gjitha ndeshjet”, shprehet Giroud. / oversport.tv