Giroud i vetmi qendërsulmues, Milani futet në garë për austriakun e Bologna

Zlatan Ibrahimovic duket se do të largohet si lojtar i lirë nga Milani në merkaton e verës pasi i përfundon kontrata. Kuqezinjtë po përgatiten të riparojnë sulmin e tyre dhe tashmë kanë menduar opsionin e parë.

Sipas prestigjiozes italiane “La Gazzetta dello Sport”, objektivi i parë për Milanin në merkaton e verës, është sulmuesi Marko Arnautovic. Sulmuesi austriak ka kryer vetëm 3 paraqitje këtë sezon me Bolognan pasi nuk i ka marrëdhëniet mirë me trajnerin Thiago Motta.

Për këtë arsye, këta të fundit do ta lejonin Arnautovic të largohej për një çmim prej 3 milionë euro.

Milani kërkon të përfitojë nga kjo situatë jo e mirë që gjendet 34-vjeçari dhe Bologna. I vetmi opsion momentalisht te kuqezinjtë në qendër të sulmit është Oliver Giroud, pasi Divock Origi ka zhgënjyer që në sezonin e tij të parë në Milano. /oversport.tv

Foto: Bologna Fc 1909, Twitter