Giroud: I vogël kam qënë tifoz i Milanit, dua të fitoj sa më shumë me kuqezinjtë

Luajti vetëm 45 minuta ndeshjen kundër Spezias, pa lënë shenjën e tij, por dëshira për të ndihmuar skuadrën deri në mbrojtje u ka pëlqyer shumë tifozëve kuqezi, pasi shohin dëshirën e madhe për të fituar të Olivier Giroud.

Sulmuesi ka folur për aventurën e tij tek Milani për francezët e “Telefoot”. “Zgjedhja ishte e thjeshtë, jam një tifoz i madh i Milanit, që kur isha i ri. Tifoz i Milanit të Papin, Van Basten dhe Baresit.

Për mua është një nder i madh që munda të firmosja me këtë klub, shpresoj që të dëfrehem këtu. Më kanë pritur mirë dhe kam nisur sezonin shumë mirë.

Ndihem mirë dhe dua që të fitoj sa më shumë me Milanin”-ka thënë ish-sulmuesi i Chelseat. “Kisha që nga mesi i marsit që nuk shënoja. U gezëova pa masë, nuk besoj se do të doja më shumë”-ka thënë francezi, duke folur për golin e tij të parë me fanellën kuqezi në ndeshjen kundër Cagliarit. /Oversport.tv