Giroud ka besim: Fitojmë derbin dhe i marrim Interit titullin

“Gjithmonë beso”. Ky është titulli i autobiografisë së Olivier Giroud. Jo vetëm kaq, është edhe filozofia e jetës së tij. Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, sulmuesi francez flet për derbin e Milanos dhe shanset që kuqezinjtë kanë për titullin kampion.

Ibrahimovic- “Me të kam një raport special dhe shumë të mirë. Është një person pozitiv dhe i gatshëm për të ndihmuar në çdo moment. Ndoshta nga jashtë duket ndryshe, por nuk është kështu në përditshmëri. Mund të luaj me të dhe të plotësojmë njëri-tjetrin në fushë. Trajneri për momentin ka ide tjetër, por nuk i dihet në të ardhmen”.

Lautaro- “Është i rrezikshëm, por Interi ka shumë lojtarë të tjerë të shkëlqyer. Ne e kemi fatin në dorën tonë. Kemi shanse për të fituar nëse do të luajmë ashtu siç dimë”.

Interi- “E kam thënë gjithmonë që Milani ishte zgjedhja e duhur për mua. Në Milano ndihem shumë mirë unë dhe familja ime”.

Titulli- “Sigurisht që besoj. Pse nuk duhet ta bëj? Kemi një ecuri mjaft të mirë. Luajmë futboll të bukur dhe kemi shanset tona. Është e vërtetë që në ekip kemi shumë të rinj, por po rritemi. Leao është i jashtëzakonshëm, Tonali më ka mahnitur. Nuk është teori kjo që them unë, por edhe matematikë. Milani është përpara Interit dhe mund të fitojë”.

Pioli- “Transmeton shumë energji dhe kjo gjë më ka befasuar prej tij. Është i drejtpërdrejtë dhe nuk mendohet dy herë nëse ka diçka për ta thënë. Ndihem mirë me të si trajner”. /Oversport.tv