Olivier Giroud nuk ia del, Pioli me “dhimbje koke” përballë Atalantës

Milani do të duhet të luaj pa Oliver Giroud supersfidën ndaj Atalantës. Stefano Pioli ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar dhe ajo që bie në sy është mungesa e francezit.

Sulmuesi nuk ia doli dot të rikuperohej në kohë pas problemit në shpinë që po e mban jashtë fushave. Edhe pse në konferencën për shtyp trajneri i kuqezinjve u shpreh optimist mbi gjendjen e Giroud, sipas mjekëve të ekipit gjendja e tij është përkeqësuar.

Kështu Milani konfirmon edhe një mungesë tjetër ndaj Atalantës pas Forenzi dhe Ibrahimovic. Sulmuesi francez pritet të rrikthehet për ekipin nga Milano vetëm pas ndalesës së kombëtareve. / oversport.tv