Olivier Giroud është shëruar nga Covid-19 dhe Milani rikuperon kështu qëndërsulmuesin francez, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë prezent në sidën e së dielës kundër Lazios.
Tamponi i fundit që ka bërë sulmuesi ka rezultuar negativ, duke e lejuar lojtarin që të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.
Duket e vështirë që Pioli t’a hedhë në fushë si titullar kundër skuadrës së Sarrrit, sepse lojtari është stërvitur i vetëm në shtëpi për 10 ditë, por tekniku kuqezi po shikon mundësinë për ta marrë në pankinë për këtë takim.
“Klubi i Milanit njofton se Olivier Giroud ka rezultuar negativ ndaj Covid-19. Nesër lojtari do të bëjë një kontroll mjekësor, që është i parashikuar në protokollin federal për të rinisur aktivitet sportive”-shkruhej në faqen zyrtare të klubit kuqezi. /Oversport.tv